Djali i dëshmorit Kastriot Arifi lëshon Kosovën në prag të përvjetorit të babait

Lajme

Djali i dëshmorit Kastriot Arifi lëshon Kosovën në prag të përvjetorit të babait

Më: 2 maj 2024 Në ora: 23:47
Petrit dhe Kastriot Arifi

Petrit Arifi, djali i dëshmorit Kastriot Arifi, në prag të përvjetorit të rënies së babait të tij, për një jetë më të mirë, lë trojet ku luftoi dhe ra dëshmor babai i tij.

Axha i Petritit, Metushi, i cili po ashtu ishte pjesëtar i UÇK-së dhe tani i shërben vendit si pjesëtar i Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, përmes një postimi në facebook, ka shprehur zhgënjimin e tij.

Ai tha se as ai e as shoqëria nuk munden të bëjnë asgjë për Petritin.

“Dikur i kërkova një bashkëluftëtari privilegj që ta sistemonim në FSK, Petritin, por me ton të lartë mu përgjigj s’ka më privilegje … e ju që u pasuruat duke u lavdru në korriz të dëshmorëve, zoti ju paftë e ju turpëroftë”, ka shkruar axha i Petritit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat