Raporti për lirinë e medias, Kusari: Alarmuese, njollë e zezë u shënua në historinë e vendit tonë

Lajme

Raporti për lirinë e medias, Kusari: Alarmuese, njollë e zezë u shënua në historinë e vendit tonë

Më: 3 maj 2024 Në ora: 09:58
Flutra Kusari

Juristja për media, Flutra Kusari, ka reaguar lidhur me faktin që Kosova ka shënuar rënie për 19 vende në Indeksin e Reporterëve Pa Kufij.

Kusari ka thënë se kjo është alarmuese dhe se, sipas saj, një “njollë e zezë” është shënuar sot në Kosovë.

Sipas Kusarit, këto janë pesë arsyet qe kanë sjellë këto rezultate:

Tentim mbyllja e Klan Kosova;

Projektligji për KPM;

Sulmet dhe denigrimet online që iu behen gazetarëve dhe aktivistëve kur e kritikojnë pushtetin;

Emërimi “i njeriut të VV-së” si drejtor i televizionit në RTK dhe “gjunjëzimi (presioni) financiar qe po i bëhet transmetuesit publik”;

Pasiguria e gazetarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat