Juristja për media, Flutra Kusari, ka reaguar lidhur me faktin që Kosova ka shënuar rënie për 19 vende në Indeksin e Reporterëve Pa Kufij.
Kusari ka thënë se kjo është alarmuese dhe se, sipas saj, një “njollë e zezë” është shënuar sot në Kosovë.
Sipas Kusarit, këto janë pesë arsyet qe kanë sjellë këto rezultate:
Tentim mbyllja e Klan Kosova;
Projektligji për KPM;
Sulmet dhe denigrimet online që iu behen gazetarëve dhe aktivistëve kur e kritikojnë pushtetin;
Emërimi “i njeriut të VV-së” si drejtor i televizionit në RTK dhe “gjunjëzimi (presioni) financiar qe po i bëhet transmetuesit publik”;
Pasiguria e gazetarëve.