Dalin pamjet/ Plaku ia puth dorën kryeministrit Kurti në përvjetorin e masakrës në Studime

Lajme

Dalin pamjet/ Plaku ia puth dorën kryeministrit Kurti në përvjetorin e masakrës në Studime

Më: 3 maj 2024 Në ora: 14:20
Pamje nga vendi i ngjarjes

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë ditës së djeshme, kishte qenë në Studime të Vushtrrisë, në nderim të 116 civilëve shqiptarë, të vrarë më 2 maj të 1999’tës.

Kurti vizitën e tij në Studime e kishte njoftuar përmes një postimi në profilin e tij në Facebook.

“Krahas sakrificës së të rënëve, e çmojmë qëndresën e të gjallëve. I përkulemi popullit të Kosovës që nuk u përkul para terrorit të Serbisë”, kishte shkruar Kurti ndër të tjera.

Gjatë kësaj vizite të Kurtit në në përvjetorin e masakrës në Studime, shihet edhe një plak duke ia puthur duart kryeministrit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat