Anëtarësimi në KiE, Vuçiq e pranon se ka frikë nga padia e Kosovës për gjenocid

Lajme

Anëtarësimi në KiE, Vuçiq e pranon se ka frikë nga padia e Kosovës për gjenocid

Më: 3 maj 2024 Në ora: 22:30
Aleksandar Vuçiq

"Retë e zeza politike kanë mbuluar Serbinë." Kështu shprehet vetë presidenti Aleksandër Vuçiç, duke lënë të kuptohet se nuk ka një “çadër” për t’u mbrojtur. Në një intervistë për televizionin publik pranon para popullit të tij humbjet në dy betejat e mëdha diplomatike të Serbisë, atë për pengimin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës dhe për të ndaluar miratimin e rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë.

Vuçiç pranoi edhe njëherë që Kosova i ka votat e nevojshme, por sërish po tenton t’i bëjë presion Amerikës, për të ndryshuar diçka deri më 17 maj.

“Por edhe një ditë pas kësaj, ne nuk do të jemi të trishtuar. Ne nuk do të shkatërrojmë dhe njollosim imazhin tonë. Të nesërmen do t'i veshim trengjyrëshat tona serbë, do t'i varim në shtëpitë tona, do të ecim me krenari nëpër rrugë, jo vetëm të vendit tonë, por të të gjitha qyteteve të botës.”

Ai pretendoi se serbët kanë vuajtur tmerrësisht në dy luftërat botërore dhe gjatë konflikteve të viteve ’90, duke harruar faktin e njohur ndërkombtarisht, se krimet e luftës dhe gjenocidi është kryer nga ushtria dhe shteti serb.

Pikërisht këtu duket se buron një frikë e Vuçiçit, pasi në intervistë la të kuptohet se i drohet një padie për gjenocid nga Kosova. Presidenti serb pranoi humbjen në përballjen e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuaram ndaj homologes, Vjosa Osmani.

Duke i kërkuar falje Sllovenisë për ofendimet në seancë, Vuçiç thotë se e ka përsëritur me qindra herë videon e përballjes me zonjën Osmani.

“Kur të ngrenë kurthe të tilla, mendon vetëm të përgjigjesh shpejt dhe ta mbrosh shpejt Serbinë”, u shpreh ai duke iu referuar nervozizmit të tij pasi përballë iu paraqitën 4 heroinat e Kosovës, që i mbijetuan torturave të forcave serbe në luftën e fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat