​Vuçiq flet pas takimit me presidentin kinez, përmend edhe Kosovën

Lajme

​Vuçiq flet pas takimit me presidentin kinez, përmend edhe Kosovën

Më: 8 maj 2024 Në ora: 17:21
Aleksander Vuçiq

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç, shprehet mirënjohës ndaj presidentit kinez Xi Jinping për siç tha ai ‘për qëndrimet shumë të qarta sa i përket çështjes së Kosovës”.

Këto komente Vuçiç i bëri gjatë një konference për media me presidentin kinez Xi Jinping në Serbi.

Vuçiqi: Qëndrimet e presidentit kinez janë të qarta sa i përket çështjes së Kosovës

“Ne kemi respekt të madh për Republikën Popullore të Kinës, cilat janë rezultatet e bisedimeve të sotme, sigurisht që ju e dini se ne mbështesim parimin e një Kine, se për ne çdo pyetje që dikush do t'i bëjë Republikës Popullore të Kinës është çështje e tyre e brendshme, Tajvani,Sin Janë, Hong Kongu, kjo është çështje për Republikën Popullore të Kinës, si Kina dëshiron t'i zgjidhë këto çështje, kështu do të jetë dhe do të ketë gjithmonë mbështetjen e Republikës së Serbisë për një gjë të tillë, sepse kjo është. Mbi të cilën bazohet Karta e Kombeve të Bashkuara dhe në të cilën bazohet e drejta publike ndërkombëtare. Jam mirënjohës presidentit, si në qëndrimet shumë të qarta sa i përket çështjes së Kosovës, integritetit territorial të Republikës së Serbisë, por po citoj presidentin Xi, Republika e Serbisë do të ketë mbështetjen e fortë të RP të Kinës edhe për të gjitha çështjet në kuadrin e së cilës ato iniciohen në kuadër të Kombeve të Bashkuara, kjo është jashtëzakonisht e rëndësishme për ne, dhe unë Presidenti Si i tregova me çfarë po përballemi, dhe faleminderit pafund RP të Kinës në këtë”, theksoi ai në një konferencë për media.

Ai më tej ka shtuar se pavarësisht faktit se shpesh Beodradi zyrtar është nën presion nga shumë fuqi më të fuqishme të botës, ai tha theksoi se ‘jemi me fat që ne kemi pasur gjithmonë Republikën Popullore të Kinës mik.

Vuçiq: Me trimëri do t’i kundërvihet tentimeve si rishikimit të kujtesës historike

“Unë sot i thash presidentit Xi, mikut ton të madh se Serbia edhe pse shtet i vogël shumë fuqishëm dhe me trimëri do t’i kundërvihet tentimeve si rishikimit të kujtesës historike ashtu edhe presioneve të mëtutjeshme në RE Serbisë, dhe se rezistenca jonë do të jetë pakrahasueshme më e fortë se sa mund ta imagjinonte dikush”, tha ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat