Rexhepi në Katar, merr pjesë në Dialogun Ndërfetar - adreson çështje të rëndësishme për familjen, arsimin dhe jo-diskriminimin

Lajme

Rexhepi në Katar, merr pjesë në Dialogun Ndërfetar - adreson çështje të rëndësishme për familjen, arsimin dhe jo-diskriminimin

Më: 10 maj 2024 Në ora: 16:21
Foto nga vendngjarja

Zëvendëskryeministrja e Republikës së Kosovës, Emilija Rexhepi, prezantoi fjalimin kryesor në Konferencën e 15-të të Dohas për Dialogun Ndërfetar (Feja dhe edukimi në dritën e variablave bashkëkohorë të familjes) nën sloganin: “Integrimi i familjes – borxh, vlera dhe edukim”.

Bëhet e ditur se para të pranishmëve në këtë konferencë, Rexhepi adresoi çështje të rëndësishme për familjen, arsimin dhe jo-diskriminimin.

Konferenca u organizua nën patronazhin e Lartësisë së Tij, Shejh Mohammed bin Abdulrahman Al-Thani, kryeministër i Jashtëm.

“Zëvendëskryeministrja zhvilloi takime të nivelit të lartë me zyrtarë të shtetit të Katarit, me synim bashkëpunimin dhe mbështetjen në shumë fusha”, thuhet tutje në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat