Sijarto takon Bislimin: Stabiliteti dhe siguria e Ballkanit Perëndimor, interesi kombëtar i Hungarisë

Lajme

Sijarto takon Bislimin: Stabiliteti dhe siguria e Ballkanit Perëndimor, interesi kombëtar i Hungarisë

Më: 14 maj 2024 Në ora: 12:17
Besnik Bislmi

Ministri i Punëve të Jashtëm të Hungarisë, Peter Sijarto përmes një postimi në Instagram, ka bërë të ditur se është takuar me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi.

Ai është shprehur se stabiliteti dhe siguria e Ballkanit Perëndimor është interesi kombëtar i Hungarisë.

“Dita filloi me Besnik Bislimin, zëvendëskryeministër i Kosovës.

Stabiliteti dhe siguria e Ballkanit Perëndimor është interesi kombëtar i Hungarisë, ndaj ne mbështesim çdo iniciativë që e ndihmon atë”, ka shkruar tutje Sijarto.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat