Raporti sekret i NATO: Moska nuk sjell dot asnjë ushtar në Ballkan!

Lajme

Raporti sekret i NATO: Moska nuk sjell dot asnjë ushtar në Ballkan!

Më: 14 maj 2024 Në ora: 20:50
Vladimir Putin

NATO ka përgatitur një material të nivelit të lartë strategjik, të cilin ja ka dërguar jo vetëm vendeve anëtare, por edhe atyre që i konsideron jo armike.

Materiali është në realitet i “klasifikuar”, pra “Top Sekret”, por nuk ka të bëjë me të dhënat analitike mbi arsenalin e armiqve të aleancës, por me një analizë gjeostrategjike, se pse po avancon Rusia në Ukrainë, si dhe pse Ballkani nuk është i kërcënuar nga Rusia.

Një pjesë e këtij materiali është bërë e ditur edhe për ‘Pamfleti’-n, me kushtin e mos identifikimit të burimit.

Siç mësohet, raporti është hartuar nga një nivel shumë i lartë dhe i “jashtëzakonshëm” gjeneralësh dhe agjentësh të shërbimeve sekrete perëndimore.

Dy vjet më pare; SHBA, Gjermania, Britania e Madhe, Franca dhe Italia, kanë nisur financimin e një këshilli të lartë ekspertësh që të bëjë analizën reale, të ftohtë, e sa më të detajuar, pra strategjike e taktike të konfliktit ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës. Si dhe, pasojat që mund të sjellë në Europë.

Ky bord, përbëhet nga kokat më të larta ushtarake dhe politike të Perëndimit, të cilët e njohin kapacitetin e Rusisë më shumë se të gjithë.

Dokumenti bën të ditur se Rusia po fiton terren në Ukrainë, si pasojë e një logjike force krejt të parashikueshme.

Dokumenti thekson se rusët, përveçse kanë furnizime të bollshme me municione, kanë edhe më shumë ushtarë rekrutë që u lejon të testojnë pikat e dobëta të kundërshtarit.

Raporti thekson, se komandantët e Ukrainës nuk kanë burime të mjaftueshme dhe repartet e tyre nuk rinovohen. Ndërkaq, bëhet e ditur, se situata nuk është aq e rëndë sa raportohet, pasi sulmet ajrore ruse arrihen të neutralizohen në të paktën 50 përqind të tyre.

Në gjashtë muajt e fundit, ukrainasit arritën të rrëzojnë 45% të sulmeve raketore dhe dronëve rusë. Sipas gjeneralëve të NATO-s, kjo statistikë është një sukses brilant.

Materiali bën të ditur se Rusia ka rritur shpenzimet për të blerë dronë iranianë aq sa ka përdorur 2628 Shahid. E sipas vlerësimit të tyre, për një vit Moska nuk do të ketë më kapacitet pagesash.

Gjeneralët thonë hapur se Ukraina nuk e përballon dot edhe për një vit sulmin rus, e gjasat janë se territoret e pushtuara të mos kthehen dot më, por rusët, nuk kanë as fuqi, as kapacitet e as urdhër për të përparuar.

Dokumenti më pas ka një hartë sekrete e cila tregon një sistem mbrojtës perfekt të NATO-s, një linjë nga Kostanca në Rumani deri në Gdansk në Poloni, ku është ndërtuar edhe një hekurudhë ushtarake. Kjo linjë mbrojtjeje është muri i pakalueshëm që Rusia nuk do të mund ta kalojë kurrë.

Pikërisht, kjo linjë mbrojtjeje e bën Rusinë të pamundur që të tentojë në Ballkan, të pamundur që të furnizojë çdo strukturë të saj. I vetmi akses është deti, por që sipas NATO-s këtu Rusia është superinferiore, e kjo tregon ngecjen e saj në Odesa, ku nuk mund të kalojë jashtë linjave.

Në një konflikt të mundshëm me NATO, Rusia nuk kalon dot në Mesdhe, e në këtë rast, Serbia e Republika Srbska do të ishin ‘pengje interesante’ të Perëndimit. I vetmi interlekutor i tyre do të ishte Kina, me të cilën natyrisht SHBA ka shumë dëshirë të flasë dhe të negociojë.

“Rusia e ka humbur përfundimisht Ballkanin”, thekson raporti, pasi Moska nuk ka akses logjistik, sidomos pas humbjes së bazës së Nishit. Në të cilën CIA dhe shërbimet Perëndimore si MI6 dhe BND kanë kontroll absolut në territor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat