​Liz Allen: Normalizimi i raporteve Kosovë-Serbi të arrihet përmes dialogut

Lajme

​Liz Allen: Normalizimi i raporteve Kosovë-Serbi të arrihet përmes dialogut

Më: 15 maj 2024 Në ora: 22:00
Nënsekretarja amerikane e Shtetit për Çështje dhe Diplomaci Publike Liz Allen u prit sot në Beograd nga presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq

Nënsekretarja amerikane e Shtetit për Çështje dhe Diplomaci Publike Liz Allen u prit sot në Beograd nga presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, me të cilin bisedoi edhe për Kosovën.

Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) njofton se Allen nënvizoi rëndësinë e progresit të vazhdueshëm drejt normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja.

Allen theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm për të kundërshtuar kërcënimet ndaj stabilitetit evropian dhe rajonal, si agresioni rus kundër Ukrainës dhe përpjekjet e Kremlinit për të përhapur dezinformata.

Ndërsa Vuçiq tha në Instagram se ka kërkuar nga SHBA ta rrisë angazhimin në Ballkanin Perëndimor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat