Nënsekretarja amerikane e Shtetit për Çështje dhe Diplomaci Publike Liz Allen u prit sot në Beograd nga presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, me të cilin bisedoi edhe për Kosovën.
Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) njofton se Allen nënvizoi rëndësinë e progresit të vazhdueshëm drejt normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja.
Allen theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm për të kundërshtuar kërcënimet ndaj stabilitetit evropian dhe rajonal, si agresioni rus kundër Ukrainës dhe përpjekjet e Kremlinit për të përhapur dezinformata.
Ndërsa Vuçiq tha në Instagram se ka kërkuar nga SHBA ta rrisë angazhimin në Ballkanin Perëndimor.