Grenell i gëzohet letrës së tre liderëve ndaj Qeverisë

Lajme

Grenell i gëzohet letrës së tre liderëve ndaj Qeverisë

Më: 16 maj 2024 Në ora: 22:52
Richard Grenell

Emisari i posaçëm i ish-Presidentit Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka dhënë një koment mbi letrën që tre liderët evropianë, kancelari gjerman, Olaf Scholz, presidenti i Francës, Emmanuel Macron dhe kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni i dërguan kryeministrit Kurti për t’ia bërë të qartë që e mbështesin draft-statutin për Asociacionin nga Lajçaku.

Grenell pohon se “europianët më në fund po e përqafojnë politikën e Trump për Kosovën”.

“Më në fund! Evropianët përqafojnë politikën e Donald Trump për Kosovën. Italia, Franca dhe Gjermania i thonë kryeministrit të Kosovës Albin Kurti  se ai duhet të bëjë “përparim vendimtar” për të zbatuar marrëveshjet e kaluara ose ata nuk do të mbështesin aplikimin e tyre në Këshillin e Evropës”, shkruan Grenell.

“Përgëzoj Italinë që bëri që Franca dhe Gjermania të veprojnë më në fund”, shprehet ai.

“Është e rëndësishme të theksohet se administrata Trump e bëri këtë kërkesë të Kurtit 4 vjet më parë – dhe u kritikua nga evropianët për të”, shton ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat