Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për të gjitha krimet serbe të kryera në Kosovë

Lajme

Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për të gjitha krimet serbe të kryera në Kosovë

Më: 16 maj 2024 Në ora: 23:25
Kryetari i Lëvizjes Qytetare “Odgovor”, Boban Bogdanoviq

Kryetari i Lëvizjes Qytetare “Odgovor”, Boban Bogdanoviq, ka njoftuar se ka nisur një fushatë për krimet e kryera të Serbisë ndaj popullatës civile në Kosovë.

Ai ka paraqitur një padi ndaj Serbisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (GjND) për të gjitha krimet e kryera në Kosovë.

Kështu ka bërë të ditur vetë ai përmes një postimi në platformën “X”.

Bogdanoviq ka bërë thirrje që kjo fushatë të mbështet nga komuniteti ndërkombëtar dhe publiku i Kosovës.

“Sot kam filluar një fushatë zyrtare për Kosovën. Kam paraqitur një padi ndaj Serbisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për të gjitha krimet e kryera në Kosovë dhe veçanërisht për gjenocidin ndaj shqiptarëve të Kosovës në vitin 1999. I bëj thirrje komunitetit ndërkombëtar dhe popullit të Kosovës për mbështetje”, ka thënë Bogdanoviq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat