Sekuestrohen mjetet me të cilat u degradua ambienti tek Drini i Bardhë

Lajme

Sekuestrohen mjetet me të cilat u degradua ambienti tek Drini i Bardhë

Më: 17 maj 2024 Në ora: 16:32
Foto ilustrim

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka njoftuar se ka sekuestruar një kamion transportues dhe një ekskavator si mjete të përdorura për degradim të ambientit.

Nga Prokuroria Themelore në Gjakovë kanë konstatuar se në disa fshatra të Komunës së Rahovecit po zhvillohen aktivitete ilegale të nxjerrjes së zhavorrit përgjatë shtratit të lumit Drini i Bardhë.

“Prokurori koordinator për hetimin e Krimeve Kundër Mjedisit, z. Kastriot Memaj, ka urdhëruar inicimin e rastit për veprën penale: Ndotja, degradimi ose shkatërrimi i mjedisit nga neni 338 i KPRK-së. Njëkohësisht, në koordinim me policinë, janë duke u ndërmarrë veprime aktive me drejtim të kapjes së kryesve të kësaj vepre penale.

Prokuroria e njofton opinionin publik se mbetet e përkushtuar maksimalisht në luftimin e dukurive të tilla të kundërligjshme që degradojnë ambientin dhe u bën thirrje qytetarëve për bashkëpunim në luftimin e këtyre dukurive”, njofton Prokuroria Themelore në Gjakovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat