“Hundët t’i thej”, çka tregon audio-incizimi mes kryetarit të Gjykatës së Gjilanit dhe administratores

Lajme

“Hundët t’i thej”, çka tregon audio-incizimi mes kryetarit të Gjykatës së Gjilanit dhe administratores

Më: 18 maj 2024 Në ora: 21:23
“Hundët t’i thej”, çka tregon audio-incizimi mes kryetarit të Gjykatës së Gjilanit dhe administratores

Drama mes ish-administratores së Gjykatës Themelore të Gjilanit, Florina Jerliu dhe kryetarit Venhar Salihu, vazhdon, pas një serë akuzash mes tyre, ish-administratorja ankohet për gjuhën që përdorte kryetari Salihu gjatë takimeve me të.

Në këtë rast kjo mbështetet nga një audio-incizim.

“Gjatë bisedës që ka bërtite, qatë kohë qatë ditë që isha me nënkryetarin dhe me dy udhëheqëset e divizionit edhe atë ditë ka vjelle zi e terr që problemi qenka të administratorja dhe me m’ba mu thjeshtë presion e ka goditë tavolinën. Në tavolinë ka qenë një xham diku 2 centimetra edhe e ka goditë aq fortë, mu ka drejtu mu edhe thotë ti administratore i ke krejt fajet në këtë gjykatë. E ka thy në dy pjesë atëherë e pash që nuk muj, nuk mujta me u përmbajtje kam fillu me qa edhe jam çu prej zyrës po du me dal, tha kthehu e mos u bon viktimë, tha se mendojnë që njerëzit edhe punëtorët se ku me ditë shka të kom bo unë ty”, rrëfen ajo.

Biseda nga audio-incizimi:

Salihu: Po çfarë motivi i ke dhënë për 6 vjet bre, çfarë motivi, s’ta ka rras kërkush i madhë e i vogël, të kanë hi e  kanë dal kur kanë dashtë i ke dhanë motiv, nuk ke pas kurnifarë autoriteti, kurnifarë seni, ta kanë bë rrafsh si kurgjo hiq. Ka tri javë, katër javë i ke koqit punët, po s’është në rregull, se nuk është momentumi se ti nuk merr vesh kurgjo, ti edhe 4 muaj i këqyrë dhe nuk merr vesh kurgjë…”

Salihu: Çfarë auditori me atë send, ku ka auditori për atë send, hë çka ka lidhje auditori?

Jerliu: Hanez na del neve kjo?

Salihu: Hë çka del ajo, pse del, pse nuk e ke mshel me vaktë”.

Jerliu: Po nuk e kam mshel.

Salihu: Pse, sigurisht Ramizi të ka bë presion, nuk të ka lënë mi kry punët e tua, Valbona tu ka përzu”.

Jerliu:Godit bre kryetar, godit, godit çka dush.

Salihu: Jo, jo duhesh me kon e sinqert.

Jerliu: E ke mundësinë kryetar, godit, godit.

Salihu: Çka me godit?

Jerliu: Se ti nuk ke lënë gjë pa më thënë, ani bre kryetar.

Salihu: Oj administratore qikjo osht’ problem që nuk e ke çmuar këtë drejtpërdrejtshmërinë teme, se me të godit unë n’të rafte më në mend mu çu ti, n’të raft mend mu çu najkund. 

Jerliu: Nuk mundesh ti bash në atë masë se në fund të fundit edhe unë kam familje.

Salihu: Çka ka të bëjë kjo me familje, s’ka ka të bëjë kjo me familje, çka ka të bëjë, pse a mirë po të duket që e ke pru burrin në atë pozicion a, në atë gjendje me ardhë me ta qite përjashta a?

Jerliu:Po, ani faleminderit shumë.

Salihu: Po qysh, po pse.

Jerliu: Po mire ja ke bë, se ke pi kafe me të, bashkë me të, kur je njeri me kërkuar raporte ndër njerëzore.

Salihu: Çfarë ka lidhje, çfarë raporte mund me kërku, mund me kërku me ty, mos u gut, mos u gut, mos u gut.

Jerliu: Po unë kam shkuar te neuropsikiatri, ai ka kërkuar ndihmë, çka ishte gruja jem tu gabu që ma keni bë gruan ashtu.

Salihu: Qysh more po gruan tonde jam t’u e lut qe 6 muaj ditë, jam t’u e lut gruan tonde sen s’jam t’u i be, as inati s’ja kom.

Jerliu:Qysh bre, kryetar me thua të shtrydhi si limon?

Salihu: Për çka, për çka, hundë të kom thonë t’i thej jo të shtrydhi si limon, e ke gabim”.

I pari i gjykatës në Gjilan thotë se nuk i kujtohet të ketë përdorur një gjuhë të tillë

Mua nuk me kujtohet që i kam thënë apo ta kem përdorur një gjuhë të tillë, pasi që në etiketimin tim nuk është, por as ndaj këtyre dy zyrtarëve apo ish-administratores, por as ndaj personit tjetër, por nëse eventualisht e pasna përdor kjo, ka qenë çështje për llogaridhënie pasi që fjalët apo kërkesat e vazhdueshme për punë për disiplinë nuk kanë hasur edhe në kuptim figurativ kom mujt me përdor një terminologji të tillë nëse e kam përdorur”, ka thënë Salihu. /Betimi per Drejtesi/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat