Vuçiq kërcënon Malin e Zi: Të enjten do shohim kë kemi miq, ata e njohën Kosovën

Lajme

Vuçiq kërcënon Malin e Zi: Të enjten do shohim kë kemi miq, ata e njohën Kosovën

Më: 19 maj 2024 Në ora: 11:36
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në fjalimin përpara se të nisej për në Nju Jork, lëshoi kërcënime dhe ofendime në drejtim të Malit të Zi.

Ai kritikoi Podgoricën që ka njohur Kosovën dhe që po mbështet me votë rezolutën që dënon gjenocidin në Srebrenicë, që pritet të miratohet këtë të enjte në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

“Nuk është hera e pare që ata na e kanë punuar pas krahëve”, tha Vuçiq duke iu referuar Malit të Zi.

Presidenti serb më tej shtoi se është i vetëdijshëm për atë që e pret vendin e tij.

“Unë i di përmasat e forcës që na kërcënon, e di sa të mëdhenj dhe të fortë janë, por e vetmja gjë për të cilën jam i sigurt është se do të luftojmë më mirë nga se e presin”, tha Vuçiq mes tjerash.

“Të enjtën do të shohim kë kemi miq të vërtetë”, përfundoi ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat