Përfaqësuesit e Kishës Protestante Ungjillore vlerësojnë pozitivisht projektligjin për liritë fetare

Lajme

Përfaqësuesit e Kishës Protestante Ungjillore vlerësojnë pozitivisht projektligjin për liritë fetare

Më: 21 maj 2024 Në ora: 16:54
Foto ilustrim

Kryeministri Albin Kurti priti në takim Pastorin e Kishës Protestante Ungjillore “Bashkësia e Popullit të Zotit”, Artur Krasniqi, bashkë dhe me përfaqësues të tjerë nga Kisha Ungjillore, Arteida Krasniqi dhe Gani Mehmetaj.

Në njoftim thuhet se u diskutua mbi Projektligjin për liritë fetare, i cili u vlerësua pozitivisht nga përfaqësuesit e Kishës Ungjillore, teksa shprehën dhe keqardhjen që ky projektligj nuk po votohet në Kuvend.

“Votimi i tij nënkupton rregullimin e statusit të bashkësive fetare në vend, që çon drejt gëzimit të plotë të lirisë fetare e cila garantohet me Kushtetutë e Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut si pjesë e saj”.

“Zyra e Kryeministrit ka shtyrë përpara këtë projekligj të rëndësishëm, me qëllim mbrojtjen e të gjitha bashkësive fetare që jetojnë e veprojnë në Kosovë”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat