Përmes “blur”-it profesori i medresesë në Gjilan i ruan vajzat nga “syri i keq”

Lajme

Përmes “blur”-it profesori i medresesë në Gjilan i ruan vajzat nga “syri i keq”

Më: 21 maj 2024 Në ora: 16:58
Muhamed Dërmaku

Profesori i medresesë në Gjilan, Muhamed Dërmaku, duket se përmes “blur-it” është përkujdesur që vajzat e gjeneratës së katërt t’i ruajë nga ”syri i keq”.

Dërmaku e ka postuar në Facebook, duke lavdëruar vajzat – të cilat përfunduan medresenë e mesme – por në foton e publikuar nga ai, edhe pse emrat janë publikuar, ka vendosur që fytyrat t’ua mbulojë.

E pas reagimeve në media, Dërmaku ka një postim sqaruese se pse e ka bërë një gjest të tillë.

“Në pamundësi që t’i pyes të gjithë për publikimin ose jo të fotove të tyre, i kemi mbuluar vetëm fytyrat”, ka arsyetuar veprimin profesori në fjalë, duke shtuar se kështu vajzat janë ruajtur nga “syri i keq”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat