Breshëri i madh mbulon rrugët në Han të Elezit

Lajme

Breshëri i madh mbulon rrugët në Han të Elezit

Më: 21 maj 2024 Në ora: 17:49
Pamje nga vendi i ngjarjes

Ndonëse pati temperatura të larta sot, meteorologët parashikuan se mund të ketë mot dramatik sot pasdite.

Kështu ndodhi edhe në Han të Elezit, ku ka rënë breshër i madh.

E gjithë rruga është mbuluar nga breshëri.

Mediat nga atje kanë postuar fotografi të breshëritë, kokrrat e të cilit janë konsiderueshëm të mëdha, ndërsa nuk dihet nëse reshjet e njëjta kanë shkaktuar dëme në kulturat bujqësore.

Mbetet të shihet nëse reshjet do të intensifikohen, teksa bëhet apel të shtohet kujdesi gjatë qarkullimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat