Qytetarët serbë në veri kërkojnë zgjidhje për dinarin

Lajme

Qytetarët serbë në veri kërkojnë zgjidhje për dinarin

Më: 21 maj 2024 Në ora: 20:55
Serbi në veri

Qytetarët serb në veri të Mitrovicës kanë kërkuar zgjidhje për çështjen e dinarit, ata për Tëvë1 thonë se gjendja aktuale është e papërballueshme. Ndërsa zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani thotë se nuk kanë pas asnjë problem gjatë zbatimit të këtij aksioni. Kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri thotë se të gjitha veprimet jo ligjore dhe në komunë ne Zubin Potokut duhet të ndalohen, ndërsa nga komuna e Mitrovicës së veriut, thanë se do të mundësohet që përmes Postës së Kosovës të kryhen këto shërbime.

Një ditë pas aksionit të policisë në veri të Mitrovicës, mbeti vetëm shiriti i sigurisë.

“Kjo është nga selitë e të ashtuquajturës “Banka Postare e Kursimeve” e cila një ditë më parë është mbyllur nga shteti, pasi që nuk ka punuar sipas ligjeve të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës”

E përveç 2 lokacioneve të tjera në veri, 4 sosh u mbyllën edhe në tri komunat, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan.

Qytetarët serb i thanë televizionit se dëshirojnë zgjidhje pas këtyre veprimeve nga ana e Republikës.

“ Çka të blejmë? Çka të bëjmë? Ky nuk t’i jep paratë, pensionin s’mund ta marrësh, duhet të shkosh në Rashkë, kështu. Fatkeqësisht kështu është. Ndoshta përmirësohet, ndoshta lejohet diçka.

Ose të bëhet ndonjë marrëveshje me këta, e të vijnë në euro, edhe në rregull.”, tha një qytetar.

“Për këtë pyetni Kurtin dhe Vuçiqin. Ata pyetni çfarë po ndodh. Unë vërtet nuk e di. Nuk di çfarë të them, kjo që u mbyll, nuk është mirë.”, tha një qytetare.

Zëvendës drejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, i tha televizionit se gjatë aksionit nuk ka pas asnjë pengesë në ushtrimin e detyrës së zyrtarëve policore, ku të përfshirë ishin edhe pjesëtarë të ATK-së.

“Gjatë kësaj kohe nuk kemi pasë ndonjë problem në ekzekutimin e punëve tona, ATK-ja ka qenë me neve, janë intervistuar nga secila bankë nga një person”, u shpreh zëvendësdrejtori i Policisë për veri, Veton Elshani.

Kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, konsideron se çdo veprim i kundër ligjshëm në veri duhet të luftohet.

“Unë konsideroj që të gjitha veprimet jo ligjore, duhet të ndaluar sepse këto i kanë shkaktuar dhe po i shkaktojnë probleme Kosovës dhe qytetarëve. Është bërë një aksion i mirë, është mirë që iu vjen fundi veprimeve jo ligjore”, tha kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri.

Zgjidhje për çështjen e dinarit, do të ketë në momentin që Posta e Kosovës do të vendoset në katër komunat veriore.

“ Sigurisht do të ndërmerren hapa konkret që shërbimet të kryhen ndaj qytetarëve , sidomos qytetarëve të përkatësisë etnike serbe, dhe do të ndërmerren hapa konkret për me veprua Banka Qendrore përmes Postës së Kosovës”, u shpreh kryesuesi i Kuvendit komunal të Mitrovicës së veriut, Nexhat Ugljanin.

Gjatë së martës, e ashtuquajtura “ Banka Postare e Kursimeve” tha se të gjitha të hollat për qytetarët serb janë të ruajtura, dhe se konfiskimi i 1.6 milionë eurove dhe 74.700 mijë dinar, nuk do t’i shkakton problem banorëve përfitues të pagesave për skemat pensionale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat