“Vitin tjetër Serbia i bashkohet ‘BRICS’, e cila i shpalli luftë dollarit”

Lajme

“Vitin tjetër Serbia i bashkohet ‘BRICS’, e cila i shpalli luftë dollarit”

Më: 21 maj 2024 Në ora: 21:03
Ilir Kulla

Pas armatosjes nga Kina e Rusia, Serbia vitin tjetër mund t’i bashkohet aleancës ekonomike e njohur si BRICS që i ka shpallur luftë dollarit amerikan. Kështu thotë njohësi I sigurisë Ilir Kulla duke kritikuar Evropën për vendimarrje të dobët.

Vitin që vjen do kemi Serbinë që i bashkohet aleancës ekonomike që i ka shpallur luftë dollarit, aleancës që po shtohet vazhdimisht, ajo Brazil, Rusi, Kinë, Indi, Afrikë e Jugut e njohur si BRICS – thotë njohësi I sigurisë Ilir Kulla në emisionin MATRIX.

I pyetur nëse kjo do të mund të pengohet nga Perëndimi, Kulla tha se Perëndimi nuk ka forcë ta pengojë Serbinë duke përmendur si argument aktin terrorist në Banjskë për të cilën nuk është sansksionuar, kur kemi një Kosovë të sanksionuar tashmë.

“Kush do ta pengoj. Serbia bëri luftë në kosovë dhe nuk u sanksionua Serbia por Kosova. Përkundrazi, ka një casje të kancelarive evropiane që e shohin si merak mos të na iki Serbia me Rusinë dhe I bëjnë lëshime”, ka thënë njohësi i sigurisë, Ilir Kulla.

Sipas Kullës, vitet e fundit vendimarrjet në kontinentin evropian janë shumë të dobëta, prandaj dhe nuk ka kush ta ndal Serbinë e cila tashmë po armatoset nga Rusia e Kina. Por dhe nga Franca.

“Serbia ka marr armatime nga Rusia e Kina. Por ka marrë dhe nga Franca. Ka blerë helicopterët nga RUsia përmes Qipros. E gjithë panorama e sigurisë lidhet me vendimarrjet në kontinentin evropian të paktën vitin e fundit kanë qenë të dobëta dhe shumë të dobëta”, është shprehur Kulla.

Nëse mund, në një të ardhme të kemi një përplasje NATO – BRICS, Kulla shpreson të punohet drejt forcimit të NATO-s dhe jo dhe të mbështeten idetë evropiane për një mbrojtje evropiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat