Vuçiqit i humbë “busulla” pas votimit për Srebrenicën, ja veprimi i tij

Lajme

Vuçiqit i humbë “busulla” pas votimit për Srebrenicën, ja veprimi i tij

Më: 23 maj 2024 Në ora: 18:04
Aleksander Vuçiq

Është miratuar Rezoluta për Srebrenicën në mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të  Kombeve të Bashkuara (OKB).

Me këtë rezolutë 11 korriku do të caktohet si “Dita Ndërkombëtare e Reflektimit dhe Përkujtimit të Gjenocidit të vitit 1995 në Srebrenicë”.

Pas votimit, Aleksander Vuçiq shihet i mbuluar me krenari me flamurin serb në Kombet e Bashkuara.

Kujtojmë se më 11 korrik të vitit 1995, policia serbe dhe ushtria serbe kishte kryer njërën prej masakrave më të mëdha, ku vranë rreth 8,000 burra dhe djem myslimanë boshnjakë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat