Beogradi reagon pasi Kurti tha që armatosja e Serbisë tregon synim për përshkallëzim

Lajme

Beogradi reagon pasi Kurti tha që armatosja e Serbisë tregon synim për përshkallëzim

Më: 23 maj 2024 Në ora: 18:12
Albin Kurti

Ministria e Mbrojtjes së Serbisë i ka reaguar kryeministrit të Republikë së Kosovës, Albin Kurti, pas deklarimeve të bëra sot në Mbretërinë e Bashkuar rreth armatosjes së Serbisë dhe synimeve për përshkallëzim të situatës në Ballkan.

Nga Beogradi pretendojnë se armatosja e Serbisë është një proces i planifikuar dhe kanë thënë se “demantojnë pretendimet dashakeqe” të kryeministrit të Republikës së Kosovës.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se Serbia po intensifikon bashkëpunimin me Rusinë, Kinën dhe Iranin, duke paralajmëruar se ka rrezik të vërtetë për, siç tha ai, një luftë të re në rajon.

Gjatë fjalimit në Konferencën e Mbrojtjes, që po mbahet në Londër, Kurti tha se rreshtimi i Serbisë me Rusinë, “qasja shkatërruese” ndaj Kosovës, dhe armatimi i shpejt “janë tregues se qëllimi [i Serbisë] është përshkallëzimi me synim të realizimit të ambicieve të saj territoriale”.

Kurti tha se në kohën kur Evropa po përjeton një luftë, duke iu referuar luftës në Ukrainë, nuk duhet të injorohet edhe një luftë më rajon.

“Tre nga katër brigadat e kombinuara të ushtrisë së Serbisë, përfshirë 48 baza operuese përreth kufirit me Kosovën, duke mos përfshirë edhe njësi të tjera të specializuara, janë të stacionuara në jug të territorit, afër kufirit me Kosovën. Kërcënimi nuk është thjesht teorik. Rreziku i një lufte të re është i vërtetë”, tha Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat