Zyrtarë të Qeverisë e Parlamentit serb mbështillen me flamuj si Vuçiqi në Nju Jork

Lajme

Zyrtarë të Qeverisë e Parlamentit serb mbështillen me flamuj si Vuçiqi në Nju Jork

Më: 23 maj 2024 Në ora: 18:35
Kabineti qeveritar i Serbisë

Kabineti qeveritar i Serbisë të prirë nga kryeministri Milosh Vuçeviq e kanë shikuar “live” debaklin që shefi i tyre Aleksander Vuçiq e ka pësuar në Kombet e Bashkuara.

Të mbështjellë me flamuj serbë, siç ka bërë edhe Vuçiq në sallën e Kombeve të Bashkuara, qeveritarët serbë kanë përcjellë miratimin e Rezolutës që e shpall 11 korrikun Ditë të Përkujtimit të Gjenocidit në Srebrenicë.

Ndryshe, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi rezolutën që shpall 11 korrikun Ditë Ndërkombëtare të Përkujtimit të Viktimave të Gjenocidit në Srebrenicë.

Rezoluta kaloi me 84 vota për. Kundër ishin 19, ndërsa abstenime 68.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat