Gazetari serb: Serbia dhe Vuçiqi duhet të kërkojnë falje për krimet në Kosovë

Lajme

Gazetari serb: Serbia dhe Vuçiqi duhet të kërkojnë falje për krimet në Kosovë

Më: 23 maj 2024 Në ora: 23:16
Gazetari serb, Branislav Kërstiq

Gazetari serb, Branislav Kërstiq në një emision televiziv ka thënë se Serbia duhet të kërkojë falje për krimet që i ka bërë në Kosovë.

Gjithashtu ai ka thënë se duhet të kontrollohen edhe njësitë paramilitare që kanë ardh na Serbia.

“Kur flasim për kërkimin e faljes ajo është ma korrekt nëse dikush nga Beogradi zyrtar njëherë të kërkojë falje për viktimat në Kosovë, sepse ushtria në atë kohë e Jugosllavisë së Serbisë sa i ka luftu njësitë paramilitare të UÇK-së, kemi obligim me i kontrollu edhe njësitë paramilitare që kanë ardh nga Serbia, Mali i zi dhe nga dikund tjetër”, tha ai.

Ndërsa sa i përket Rezulutës së Srebrenicës ai tha se Serbia duhet ta pranojë që ka bërë krime ne Srebrenicë dhe gjithashtu të kërkojë edhe falje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat