Sot është 24 maji, Dita Botërore e Skizofrenisë

Lajme

Sot është 24 maji, Dita Botërore e Skizofrenisë

Më: 24 maj 2024 Në ora: 08:27
Foto ilustrim

Skizofrenia është një çrregullim psikotik i cili ka rrjedhë kronike, me periudha të përmirësimit dhe përkeqësimit.

Sipas të dhënave mjekësore në nivel botëror, çrregullimet e spektrit skizofrenik afektojnë rreth 0.5-1% të popullatës së përgjithshme. S

hkaktarët janë të natyrës biologjike-trasheguese, gjithashtu një rol të rëndësishëm në paraqitjen e skizofrenisë luajnë edhe faktorët psikologjik dhe social.

Manifestimet klinike janë të ndryshme dhe kryesisht prekun sferat e funksionimit kognitiv- njohës, afektiv dhe të motivacionit.

Te skizofrenitë deluzionet dhe halucinacionet përbëjnë pasqyrën më të shpeshtë dhe quhen simptoma pozitive, sikurse edhe ato afektive e të motivacionit,të cilat quhen simptoma negative.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat