I skuqur në fytyrë dhe me flamurin serb në duar, bëhet viral reagimi i Vuçiq gjatë votimit të OKB për rezolutën kundër gjenocidit në Srebrenicë

Lajme

I skuqur në fytyrë dhe me flamurin serb në duar, bëhet viral reagimi i Vuçiq gjatë votimit të OKB për rezolutën kundër gjenocidit në Srebrenicë

Më: 24 maj 2024 Në ora: 08:48
Aleksandër Vuçiç

Gjatë ditës së djeshme, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi rezolutën, sipas së cilës 11 Korriku shpallet Ditë Ndërkombëtare e Përkujtimit të Viktimave të Gjenocidit në Srebrenicë.

Gjatë kohës kur janë publikuar votat e shteteve që votuan për rezolutën, pamjet e presidentit serb Aleksandër Vuçiç janë bërë virale në rrjetin social “X”.

Ndërsa mban flamurin serb në duar, i skuqur e plot inat, ai ka shfaqur edhe njëherë mohimin e gjenocidit.

Aleksandar Vuçiq pas seancës së Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, në të cilën u miratua Rezoluta për gjenocidin në Srebrenicë, tha se i “ka mbaruar karrierën dhe se nuk do t’i falen shumë gjëra”.

“Kam mbyllur karrierën time këtu sonte. Shumë gjëra nuk do të më falin. Kjo ishte sikur gozhda në arkivolin tim. Unë bëra gjithçka, ata bënë gjithçka për të na poshtëruar dhe ne u ngjitëm në lartësi. Nuk mund të them se fituam sepse kjo është procedura, por është e qartë për të gjithë se cili është rezultati”, tha ai në një fjalim para gazetarëve në New York.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat