Gjuriq: Kushdo që synon të shkojë kundër Serbisë në të ardhmen do të mendojë dy herë

Lajme

Gjuriq: Kushdo që synon të shkojë kundër Serbisë në të ardhmen do të mendojë dy herë

Më: 24 maj 2024 Në ora: 09:37
Marko Gjuriq

Ministri i jashtëm serb, Marko Gjuriq, në stilin e vjetër millosheviqian, që disfatën ta paraqesin si fitore, ka deklaruar se “një nga rezultatet më të rëndësishme të votimit të sotëm është se kushdo që synon të dalë kundër Serbisë në të ardhmen do të mendojë dy herë”.

“Ne tani, në temën më të ndjeshme, kemi arritur të kemi 107 vende që nuk janë kundër nesh. Kjo e zgjeron fushën në të cilën mund të diskutojmë për Kosovën dhe çështje të tjera.

Shumë liderë botërorë, për shkak “të marrëdhënieve të tyre personale me presidentin Vuçiq”, vendosën të mos dorëzohen para presionit të fuqive të mëdha për të votuar për rezolutën”, ka pretenduar Gjuriq.

Ai ka deklaruar se është “i lumtur që OKB-ja kolektivisht i tha ‘jo’ diktatit” duke shtuar se Serbia “ka dërguar një mesazh të qartë se është “vend i paqes”, por gjithashtu ka thënë “jo” për krijimin e një hierarkie midis viktimave dhe vendosjen e vulës së turpit për një komb të tërë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat