Teksa ishte duke u falur bie llambadari në “Xhaminë e Qarshisë” në Prishtinë, qytetari shpëton për një fije floku

Lajme

Teksa ishte duke u falur bie llambadari në “Xhaminë e Qarshisë” në Prishtinë, qytetari shpëton për një fije floku

Më: 24 maj 2024 Në ora: 09:54
Pamje nga video

Tash e dy ditë Xhamia e Qarshisë në Prishtinë është e mbyllur.

Kjo për shkak se të martën aty ra llambadari i xhamisë.

Incidentit i shpëtoi për një fije floku një person që ndodhej aty duke u falur.

Ky objekt fetar i hapi dyert për besimtarët para një viti, pas një restaurimi që zgjati me vite.

Në media janë publikuar edhe pamjet nga momenti kur llambadari bie.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat