Pamje si në filma, ja si u arrestuan katër shqiptarë të Kosovës në Shqipëri

Lajme

Pamje si në filma, ja si u arrestuan katër shqiptarë të Kosovës në Shqipëri

Më: 25 maj 2024 Në ora: 06:41
Pamje nga arrestimi

Policia shqiptare ka arrestuar 4 shqiptarë nga Kosova të cilët po trafikonin armë zjarri nga Kosova në Shqipëri me qëllim shitjen e tyre

Policia e Tiranës ka goditur një grup kriminal që trafikoi armë zjarri nga Kosova për në Shqipëri, me qëllim shitjen e tyre.

Sipas policisë shqiptare në aksion, i cili u zhvillua në vendparkimin e një terminali autobusësh në Lundër, janë sekuestruar 10 armë zjarri, ndërsa janë arrestuar Blerim Krasniqi, Benjami Shala, Edonis Thaçi, Muhamed Krasniqi, të gjithë banues në Kosovë.

“Shtetasi B. K. dyshohet se ka vënë në autobusin me drejtues shtetasin E. Th., një çantë brenda së cilës u gjetën 10 armë zjarri pistoleta, 10 krehra dhe sasi municioni luftarak. Më pas, shtetasi B. K., në bashkëpunim me shtetasin M. K., kanë ndjekur me automjetin e tyre, autobusin, gjatë gjithë itnerarit”.

Tutje, në njoftimin e policisë thuhet se “Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se armët e zjarrit ishin trafikuar në Tiranë, me qëllim shitjen në vlerat 1500-3000 euro. Po nga verifikimet e kryera dyshohet se pronari i linjës së autobusëve, shtetasi E. Th., së bashku me shtetas të tjerë, ka trafikuar armë zjarri drejt Shqipërisë, në disa raste”.

Gjithashtu si prova materiale përveç armëve dhe municionit janë sekuestruar edhe 1 automjet dhe 5 celularë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat