Osmani intervistohet nga mbesa e vogël e ish-presidentit Rugova: Shtëpia nuk mbahet pa miq

Lajme

Osmani intervistohet nga mbesa e vogël e ish-presidentit Rugova: Shtëpia nuk mbahet pa miq

Më: 25 maj 2024 Në ora: 07:42
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani sot në shënimin e Ditës së Presidentit është intervistuar nga Liza Beta, mbesa e presidentit Ibrahim Rugova.

Osmani ka treguar se me Lizën kanë biseduar për vizionin e ish-presidentit Rugova.

“Bashkëbiseduam për vizionin e gjyshit të saj, atit themeltar të Republikës sonë, si dhe trashëgiminë e tij, e cila ka lënë gjurmë të pashlyera, e të cilat do të barten te breza të tjerë pas tij”, tha presidentja.

Në një video të postuar në Facebook, Osmani përmendi edhe miqësitë që ka krijuar ish-presidenti Rugova me ndërkombëtarët.

“Presidenti Rugova ka krijuar miq të mëdhenj të Kosovës, ne kemi fat që edhe ost i gëzojmë këto miqësi. Kudo që shkoj takoj miq të tij që më tregojnë histori të ndryshme. Kosova është e bekuar që gëzon këto miqësi. Miku i mirë të gjendet në kohë të vështira, por presidenti Rugova e ka lënë edhe një thënie të rëndësishme: Shtëpia nuk mbahet pa miq“, tha presidentja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat