Policia publikon fotografitë e gjashtë anëtarëve të familjes nga Prizreni - kërkohen për vrasje të rëndë në tentativë

Lajme

Policia publikon fotografitë e gjashtë anëtarëve të familjes nga Prizreni - kërkohen për vrasje të rëndë në tentativë

Më: 27 maj 2024 Në ora: 14:21
Të dyshuarit Abedin Likaj, Hajdin Likaj, Shaqir Likaj, Zenel Likaj, Isuf Likaj dhe Hajdar Likaj

Policia e Kosovës është në kërkim të gjashtë personave që dyshohen për veprat penale “vrasje e rëndë në tentativë”, “lëndim i rëndë trupor”, “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve” dhe “pjesëmarrje në rrahje”.

Të dyshuarit Abedin Likaj, Hajdin Likaj, Shaqir Likaj, Zenel Likaj, Isuf Likaj dhe Hajdar Likaj janë nga fshati Krajk i Prizrenit, e Policia kërkoi nga qytetarët që të lajmërohen nëse kanë informata mbi vendndodhjen e tyre.

Ata dyshohet se veprat e mësipërme i kanë kryer më 22 maj të këtij viti në fshatin Gjonaj.

“Kushdo që strehon kryesin e ndonjë vepre penale ose e ndihmon atë në shmangien e zbulimit ose arrestimit përmes fshehjes së mjeteve, provave apo në ndonjë mënyrë tjetër mund te dënohet sipas nenit 380 te KPK  për VP Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale.

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personave  të kërkuar në foton e bashkangjitura, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në njoftimin policor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat