Lidhja e Historianëve të Shqipërisë dhe Lidhja e Historianëve të Kosovës, kanë obligim kombëtar dhe profesional që urgjentisht të përgatisin një projekt për botimin e një libri voluminoz me titull “Gjenocidet shekullore serbe ndaj shqiptarëve”, për çka ekzistojnë mijëra e mijëra dokumente, fotografi dhe dëshmi.
Shpërndarja e këtij libri me të vërtetat e argumentuara dhe të dokumentuara për gjernocidet shekullore serbe ndaj shqiptarëve autoktonë në Ballkan, do të ishte arma më e efektshme për asgjësimin e propagandës së rrejshme serbe.
Efektshmëria që do ta arrinte ky libër për ta kuptuar bota të vërtetën e gjenocideve shekullore serbe ndaj shqiptarëve, do të ishte më e madhe sesa puna e qindra diplomatëve shqiptarë nëpër botë.
Domosdoshmërinë për përgatitjen, botimin dhe shpërndarjen e këtij libri nëpër botë e imponon qëndrimi i lëkundur i ndërkombëtarëve, për ta kuptuar të vërtetën e gjenocideve shekullore serbe ndaj shqiptarëve autoktonë në tërë trojet shqiptare dhe në Kosovë.
Serbia kriminale dhe krimineli Aleksandër Vuçiq në vitin 2020 me krenari njoftuan për botimin e një libri serb në gjuhën angleze me titull “Gjenocidi shqiptar ndaj serbëve në shekullin e 20-të”, libër skandaloz i mbushur fund e krye me gjënjeshtra dhe të pavërteta, por që me siguri në mungesë të një libri shqiptar me titull “Gjenocidet shekullore serbe ndaj shqiptarëve”, ka arritur ta mashtrojë një pjesë të botës.
Mjetet financiale për botimin e librit “Gjenocidet shekullore serbe ndaj shqiptarëve”, mund të sigurohen nga Qeveria e Shqipërisë dhe Qeveria e Kosovës, ose nga biznismenët shqiptarë dhe nga mërgata shqiptare.
Lidhja e historianëve të Shqipërisë dhe Lidhja e Historianëve e Kosovës duhet pa humbur kohë të themelojnë një grup të përbashëkt pune, që do t’a menaxhonte tërë punnën rreth grumbullimit, përgatitjes së materialeve dhe botimitt të këtij libri kaqë domethënës për të vërtetën e shqiptarëve që janë kombi më autokton, me gjuhë, identitet, trashigimi kulturore dhe kulturë paqedashëse dhe fisnikëri njerëzxore në Ballkan.
Ky grup pune do t’i mobilizonte historianët shqiptarë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e veriut, Mali i Zi, Lugina e Preshëvës dhe nga tërë mërgata e jonë nëpër botë, që secili shqiptar që ka dokumente apo fotografi për gjenocidet shekullore serbe ndaj shqiptarëve, ta din rrugën e komunikimit si të kontaktojë me këtë grup pune, për t’ia arritur qëllimit tonë të përbashkët mbarëkombëtar për botimin e këtij libri në gjuihën shqipe dhe në gjuhën angleze.
Botimi dhe shpërndarja e këtij libri do ta nderonte çdo shqiptar dhe do t’i nderonte mbarë shqiptarët.
Botimi i këtij libri do t’u jepte fund mashtrimeve të Serbisë kriminale dhe të serbëve kriminelë, që dëshirojnë me propagandë rrenash t’ua rrembejnë shqiptarëve, autoktoninë, krenarinë, identitetin dhe territorrin.
Botimi I këtij libri do ta kryente amanetin dhe dertyrimin tonë kombëtar shqiptar ndaj historisë sonë të lavdishme, ndaj trimave shqiptarë që e dhanë jetën e tyre për mbrojtjen e trojeve shqiptare, dhe ndaj tërë viktimave të pafajshme autoktone shqiptare ndër shekuj që pësuan, u vranë, u maakruan, u dhunuan dhe u dëbuan mizorisht nga Serbia kriminale dhe nga serbët kriminelë ardhacakë në Ballkan.
Ky libër do të ishte ambassador i shkëlqyer për jetë të jetëve, që në vazhdimësi do t’ia spjegonte botës të vërtetën për kombin shqiptar.
Kjo është pamja e librit skandaloz e kriminal të Serbisë kriminale me titullin e tij mashtrues “Gjenocidi shqiptar ndaj serbëve në shekullin e 20-të”, gjenocid i shpifur në Beograd dhe Moskë.
Ky libër serbo-rus duhet demaskuar e demantuar germë për germë, me botimin dhe dërgimin e librit “Gjenocidet shekullore serbe ndaj shqiptarëve” ambasadorëve në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, në Këshillin Evropian dhe ne Parlamentin Evropian.