Pjesë nga tragjedia "Thyerja" e Ilir Muharremit

Libra

Pjesë nga tragjedia "Thyerja" e Ilir Muharremit

Më: 7 shkurt 2023 Në ora: 12:57
Kopertina e librit

Dani: Jo, nuk kam femër tjetër.

Anabla: Atëherë, ku është problemi? Jam dobësuar, të gjitha i kam bërë siç i kërkoje ti.

Dani: E di, e dashur. E di.

Anabla: Pranoje! Nuk më ndien më?

Dani: (i humbur në mendime) Jo... po.....

Anabla: Shprehu!  Bëhu burrë!  Thuaji troç të gjitha!

Dani: Unë...

Anabla: (ndërhyn) Hajde, çfarë?

Dani: (Bën lëvizje të pakontrolluara në skenë, sa shkon në fund të skenës, sa vjen në fillim, sillet edhe në rreth) Thjesht, nuk e di se çfarë dua më!

Anabla: Ta them me plot sinqeritet se do ta zbuloj se çfarë fsheh! Nuk jam më ajo Anabla, që e ke njohur në fillim. Ajo që ka duruar çdo gjë për fëmijët dhe dashurinë tonë. Tashmë jam pjekur dhe mendoj ndryshe! Ti ishe një hiç kur erdhe tek unë! Kur erdhe në shtëpinë time, të cilën e kam blerë vetë... Unë! Me kredinë time! Të gjitha paratë e mia i shpenzoje dhe vazhdon t’i shpenzosh. Hajde në rregull për shtëpinë dhe paratë, por tradhtinë? Nëse e ke bërë, nuk do ta fal kurrë! Ta them me plot bindje! Edhe seksin më nuk e bën siç e bëje më herët, ashtu si në fillim kur e kemi filluar lidhjen. Seksi që bëjmë ne është sa për t’i plotësuar nevojat fizike. Kujton ti që unë nuk i vërej këto gjëra? Mbaje mend, sa herë që një mashkull e tradhton një grua, ajo e ndien në zemër lëndimin! Tradhtia nuk mund të fshihet me këto gjeste, ledhatime ose buzëqeshje false. E ndiej që më ke tradhtuar! Ti ke ndryshuar! Një njeri i cili njëherë tradhton, ai gjithmonë do ta bëjë të njëjtën!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat