Lidhja e Shkrimtarëve e Kosovës (LShK) ka promovuar romanin “Eskadronët e vdekjes”, të autorit Bardhyl Mahmuti.
Ky libër u vlerësua i nevojshëm në Kosovë, ku përmes rrëfimeve sjell fakte të dokumentuara në lidhje me gjenocidin serb gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Kryetari i LShK-së, Shyqyri Galica, tha se këto romane i kanë munguar Kosovës për të dokumentuar krimet serbe në Kosovë.
Ai tha se në libër ka rrëfime të ngjarjeve makabre të ndodhura në Kosovë gjatë luftës.
Ndërkaq, autori i librit, Bardhyl Mahmuti, tha se qëllimi i këtij romani është ndriçimi i të vërtetës për gjenocidin serb në Kosovë.