Libri “Vargje e fjalë të arta”, i autores Lule Xhafa

Libra

Libri “Vargje e fjalë të arta”, i autores Lule Xhafa

Nga: Zymer Mehani Më: 13 dhjetor 2023 Në ora: 13:00
Kopertina e librit

Libri “Vargje e fjalë të arta”, i autores së talentuar Lule Xhafa është një libër në vete, me vlera njohëse të pakrahasueshme, që përmban informacion të gjithanshëm nëpërmjet vargjeve e mendimeve të arta mjaft interesante.

Tematika e mendimeve në faqet e këtij libri kaq interesant është tepër e gjerë dhe e larmishme dhe gati se nuk ka aspekt të jetës së njeriut, ku të mos ketë depërtuar drita e fuqishme e syrit të mprehtë dhe e mençurisë së mendimeve të autores Xhafa.

Siç thamë edhe më lart, tematika e mendimeve në përmbledhjen e autores Lule Xhafa është e larmishme, sepse përfshin: dinjitetin, besën, miqësinë, mirësinë, maturinë, mirënjohjen, sjelljen e mirë, nderin, shoqërinë, familjen, mençurinë, mirëbesimin, fjalën e ëmbël, thjeshtësinë, mjedisin e individin, përvojën, edukatën etj. Dhe, kështu kjo përmbledhje del një enciklopedi në vete e mendimit.

Lule (Elfate) Xhafa u lind më 28.09.2002, në Mitrovicë. Emri Elfate është emri i dytë i poetes. Ajo që e bën të veçantë poeten është stili i shkrimit dhe mënyra se si i trajton temat. Në librat e saj poetja ka shkruar poezi të temave të ndryshme.

Lulja aktualisht është studente në Kolegjin AAB, në Shkencat Sociale: Përkujdesje dhe Mirëqenie për Fëmijët, si dhe merret me aktivitete të lira artistike, duke premtuar se do ta vazhdojë këtë rrugëtim.

Përmbledhjet poetike që ka botuar gjer më sot janë:

Mall e dhembje , Prishtinë, 2020;

Drithërimë dashurie, Prishtinë, 2020.

Libri Vargje e fjalë të arta, Prishtinë, 2023, është i treti me radhë i autores Lule Xhafa.

Në dorëshkrim ka edhe shumë poezi të tjera, që shpresojmë t’i botojë në të ardhmen!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat