Në Cyrih bëhet promovimi i librit “Dheas të fjalës” i autorit Aleksandër Çipa

Libra

Në Cyrih bëhet promovimi i librit “Dheas të fjalës” i autorit Aleksandër Çipa

Më: 19 dhjetor 2023 Në ora: 16:51
Libri “Dheas të fjalës”

Më 23 (e shtunë) dhjetor 2023 në bibliotekën “Pestalozzi”, në Cyrih, duke filluar nga ora 16:00 do të bëhet promovimi i librit “Dheas të fjalës” të gazetarit, analistit, poetit dhe publicistit të mirënjohur shqiptar z.Aleksandër Çipa.

Libri është quajtur një eskursion kulturologjik dhe historik në botën e letrave shqipe dhe jo vetëm.

Autori i librit te posabotuar z.Çipa, i cili do të jetë i pranishëm, është po ashtu dhe Kryetar i Unionit të Gazetarëve Shqiptarë. Ftohen të gjithë dashamirësit e librit për të marrë pjesë në këtë aktivitet kulturor.

“Këtë libër e kam mbajtur në proces për 10 vite dhe kam kënaqësinë që sot e promovoj para jush. E zgjodha këtë titull pasi Martin Camaj i quante shqiptarët bijtë e dheut. Autorët që trajtoj në libër nuk janë më gjallë, andaj i quajta dheas të fjalës”, ka thne z. Çipa për gazetën zvicerane në shqip Le Canton27.ch.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat