Të mërkurën promovohet libri i diplomatit Shaban Murati kushtuar aleancës strategjike Shqipëri-Turqi

Libra

Të mërkurën promovohet libri i diplomatit Shaban Murati kushtuar aleancës strategjike Shqipëri-Turqi

Nga: M.L. Më: 19 shkurt 2024 Në ora: 10:04
Foto ilustrim

Diplomati i shquar shqiptar Shaban Murati ka njoftuar se do të promovojë librin e tij të ri kushtuar aleancës strategjike Shqipëri-Turqi.

Nëpërmjet një postimi në Facebook Murati njofton se libri i tij "Konteksti rajonal i aleancës strategjike Shqipëri-Turqi" do të promovohet të mërkurën më 21 shkurt në Hotel Tirana.

Ceremonia organizohet nga botuesi i librit Fondacioni Çamëria "Hasan Tahsini".

Njoftimi i plotë:

Do te promovohet libri im i ri për aleancën strategjike Shqipëri-Turqi

Kam kënaqësinë të ftoj miqtë, shokët, dashamirët dhe lexuesit e mi në promovimin e librit tim të ri "Konteksti rajonal i aleancës strategjike Shqipëri-Turqi", që zhvillohet në datën 21 shkurt 2024, ditën e mërkurë, ora 17.00, në hotel Tirana. Ceremonia organizohet nga botuesi i librit Fondacioni Çamëria "Hasan Tahsini".

Le ta ndajmë bashkë gëzimin e librit tim të ri!

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat