Poetja Zanë Mali vjen me librin e saj të parë, “Kur Dielli lind në bebëza”

Libra

Poetja Zanë Mali vjen me librin e saj të parë, “Kur Dielli lind në bebëza”

Më: 3 maj 2024 Në ora: 21:57
Kopertina e librit

Pikërisht në Ditën e lirisë së shtypit, e cila koincidon dhe me ditëlindjen e heroit të kombit, Agim Ramadanit, 3 Majin, poetja e re Zanë Mali, sjell për lexuesit dhe bibliotekat tona, librin e saj të parë poetik, KUR DIELLI LIND NË BEBËZA, të cilin e botoi përmes Shtëpisë botuese "Beqir Musliu", nën përkujdesjen redaktoriale të prof dr. Anton Nikë Berisha.

Libri i parë poetik i kësaj juristeje të re të Kosovës, ndërtohet përmes dy cikleve.

Të cilat i lidhë nga fillimi e deri në fund ndjenja më sublime e njeriut, dashuria.

Në ciklin e parë, "Stina që më mori në prehër", gjejnë vend 36 poezi, ndërsa në ciklin e dytë, "Shtegëtime nëpër rreze drite", 30 të tjera, të cilat bashkërisht shpalosin përmes artit të fjalës një botë tejet të pasur poetike e dashurore, të cilën autorja e re, e paraqet ndjeshëm dhe me figuracion të pasur, pa farë ngurrimi, po me një çiltërsi të pashoqe.

Përndryshe, Zanë Mali, nga viti 2016 e këndej është anëtare e asociacionit alternativ të shkrimtarëve të Kosovës, me seli në Gjilan, Ars Clubi "Beqir Musliu" .

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat