Askush nuk ka faj për gjendjen tënde.Asgjë nuk mund të marrësh në jetë, nëse më parë nuk jep

Life style

Askush nuk ka faj për gjendjen tënde.Asgjë nuk mund të marrësh në jetë, nëse më parë nuk jep

Më: 26 nëntor 2020 Në ora: 07:06
Ilustrim

Është shumë i qartë kontributi yt në një marrëdhënie. Nëse ajo është në marrëdhënie  shkëlqyer, do të thotë se ti po e ushqen atë me më shumë dashuri dhe ndjenja pozitive sesa negative.

Nëse marrëdhënia ka probleme, atëherë ti pa dashje e ke ushqyer me më shumë ndjenjë negative sesa dashuri.

Disa mendojnë se një marrëdhënie është e shëndetshme ose jo për shkak të personit tjetër, por, në fakt, nuk funksionon kështu.

Forca e dashurisë nuk merr mesazhin: Do të jap dashuri kur edhe tjetri të më japë dashurie mua”. Asgjë nuk mund të marrësh në jetë, nëse më parë nuk jep.

Ti merr aq sa jep, ndaj nuk ka të bëjë fare me tjetrin, ka të bëjë vetëm me ty. Ka të bëjë me atë që ti ndjenë dhe jep.

Ti, menjëherë, mund të ndryshosh çdo marrëdhënie, duke gjetur në të çfarë të pëlqen, çfarë vlerëson apo përse je mirënjohës për personin tjetër.

Kur ti i  vë qëllim vetës të shikosh më shumë gjërat pozitive apo negative, do të ndodhë një mrekulli.

Ty do të të duket sikur personit tjetër do ti ketë ndodhur diçka e pabesueshme. Në fakt e pabesueshme është forca e dashurisë, e cila shpërbën negative, përfshirë këtu edhe ndjenjën negative të një marrëdhënie.

Gjithçka duhet të bësh është të shfrytëzosh forcën e dashurisë, duke i dhënë rëndësi çdo gjëje që të pëlqen te personi tjetër dhe në atë marrëdhënie gjithçka do të ndryshojë.

Kur marrëdhënia ka ndryshuar nëpërmjet forcës së dashurisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat