Truket se si të fshini një marker të qëndrueshëm – me pothuajse gjithçka!

Life style

Truket se si të fshini një marker të qëndrueshëm – me pothuajse gjithçka!

Më: 26 nëntor 2020 Në ora: 22:37
Foto ilustrim

Nëse dikush ju vizaton, diçka në dysheme, qilim ose në pllaka me një marker të qëndrueshëm, mos u shqetësoni, ju do të jeni në gjendje t’i pastroni të gjitha pa shumë mund

Ju nevojiten vetëm mjetet e duhura.

Nëse deri tani jeni shqetësuar shumë pasi që dikush ka vizatuar diçka me marker të qëndrueshëm, më nuk keni arsye të zhgënjeheni.

Zgjidhja ekziston dhe madje mu për të gjitha. Vetën ndiqni udhëzimet:

Në një pllakë të bardhë – shkruani diçka me një marker tjetër i cili mund të fshihet dhe fshijeni me sfungjer atë pllakë.

Në pllakat e qeramikës – vendosni pastë dhëmbësh mbi marker, fërkoni me brushë dhëmbësh dhe fshini me letër tualeti.

Në dru – qitni disa pika alkool në një leckë dhe kalojeni mbi markerin e qëndrueshëm.

Tavolinë pune kuzhine – vendosni pastruesin e manikyrit në leckë dhe fshijeni.

Në rroba – së pari vendosni xhel dezinfektimi të duarve. Njomeni leckën. Pastaj qitni sodë bikarbonati dhe qitni sipër lëng limoni. Pak do të shkumojë. Pastroni me brushë dhëmbësh. Futeni në makinën e larjes dhe lajeni.

Në tepih – qitni alkool, njomeni me leckë dhe spërkatni me llak flokësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat