Ushqyerja nga stresi nuk ekziston

Life style

Ushqyerja nga stresi nuk ekziston

Më: 27 nëntor 2020 Në ora: 12:33
Foto Ilustrim

Kur afatet e dorëzimit në punë po afrohen dhe detyrimet në jetën private kanë arritur kulmin, ushqehesh me çfarë të del përpara. Kush ka kohë të mendojë për ushqim të shëndetshëm? Por ja që për të mposhtur stresin, ushqimi ndikon shumë.

Kur jeni vërtet të stresuar mund t’ju duket sikur do të hani edhe vetë ndjenjat tuaja, por një studim tregon se të ngrënët nga stresi nuk është aspak i vërtetë.

Në një studim të publikuar nga “Biological Psichology” janë analizuar rreth 59 persona të cilët fillimisht janë pyetur mbi zakonet e tyre të të ngrënit, kjo për të gjetur shenjat individuale të të ushqyerit tek secili prej tyre.

Pas një periudhe 10 ditore ata u pyetën se si ndjeheshin fizikisht dhe emocionalisht kur hanin.

Sipas përfundimeve të këtij studimi, e ngrëna nga stresi mund të mos ekzistoje fare. Përpos kësaj sipas këtij studimi njerëzit presupozohet të hanë më shume kur janë të lumtur se sa kur janë të stresuar.

Kjo ka kuptim duke qenë se ushqimi lidhet me momentet e lumtura si ngopja me ëmbëlsira ose “trajtimi i vetes” me një copë të dytë.

Nga ana tjetër, ekspertët thonë se personat të cilët hanë më shumë kur janë në stres bëhen më të qetë sepse ushqimi, në njëfarë mënyrë është katalizator i stresit. Ata reagojnë mirë ndaj tensionit dhe nxisin prodhimin e mjete të veta për qetësimin”, të cilat lehtësojnë pasojat e stresit, ndërsa kjo gjithashtu do të thotë që prodhimi i insulinës nuk ndalet.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat