Veshja e gjyshërve tanë, trendi i Gucci-t për Vjeshtë- Dimër 2020- 2021!

Life style

Veshja e gjyshërve tanë, trendi i Gucci-t për Vjeshtë- Dimër 2020- 2021!

Më: 27 nëntor 2020 Në ora: 15:51
Foto Ilustrim

Nëse ai jeleku prej leshi i trikotuar që gjyshërit tanë veshin në dimër, ju është dukur i çuditshëm dhe fare jashtë mode, kemi një lajm për ju!

Shtëpia gjigande e modës, Gucci ka vendosur që për Vjeshtë- Dimër 2020-2021 të vërë në krye të trendeve pikërisht jelekun prej leshi, dhe jo, kësaj here nuk sugjerohet të vishet vetëm nga gjyshërit.

Mbi këmisha, fustane, apo edhe thjesht dhe vetëm jelekun, kjo veshje ka nisur të përqafohet nga blogere të famshme mode anekënd botës.

  Sigurisht që gjyshi juaj me t’u ftohur koha do ta nxjerrë nga dollapi jelekun e tij të ngrohtë, ama duhet t’ja thoni se këtë vit Guçi e ka kopjuar krejtësisht stilin e tij të veshjes.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat