‘Look-u’ i këtij dimri; funde skocezë me kambale!

Life style

‘Look-u’ i këtij dimri; funde skocezë me kambale!

Më: 27 nëntor 2020 Në ora: 16:42
Foto Ilustrim

Ne tashmë kemi parë që tartani ka marrë jetë në modelet e pikasura në pasarelë, duke kaluar nga fustani klasik tek fundet maxi të pasura me palosje ose me prerje të theksuara anash.

Kemi parë që dizajnerët e kanë kombinuar atë me bluza të mëdha leshi, bluza mëndafshi dhe xhupa. Tani është koha të kuptojmë se cilën palë këpucë duhet të veshim. Aksesori kryesor i këtij sezoni janë kambalet.

Kombinimi më popullor i modës për dimrin 2021, megjithatë, sheh fundin e plaid të shoqëruar me një palë çizme platforme. Efekti përfundimtar luhet i gjithi në gjatësinë e fundit, midi ose kyçin e këmbës. Për t’u ndjerë i guximshëm dhe me stil ky është kombinimi perfekt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat