Personat me natyrë pozitive, përjetojnë më pak dëmtim të kujtesës kur plaken

Life style

Personat me natyrë pozitive, përjetojnë më pak dëmtim të kujtesës kur plaken

Më: 27 nëntor 2020 Në ora: 21:36
Foto Ilustrim

Një hulumtim ka zbuluar se personat me natyrë pozitive, përjetojnë më pak dëmtim të kujtesës në periudhën e mëtutjeshme të jetës së tyre.

Sipas hulumtimit të publikuar në revistën "Psychological Science", siç transmeton AA, është trajtuar lidhja mes natyrës pozitive të njeriut me faktorët si mosha, gjinia, arsimi, depresioni, natyra negative dhe ekstraversioni.

Në kuadër të hulumtimit të dhënat e 991 personave të moshës së mesme dhe të moshuarve janë hulumtuar në tre periudha të ndryshme edhe atë 1995-1996, 2004-2006 dhe 2013-2014.

Sipas kësaj në çdo hulumtim pjesëmarrësit ndanë me hulumtuesit emocionet pozitive që kanë përjetuar në 30 ditët e fundit.

Ndërsa në dy hulumtimet e fundit pjesëmarrësit iu nënshtruan testimit të performancës së kujtesës. Nga ata u kërkua që fjala që u thuhet atyre të mbahet mend në atë moment dhe pas 15 minutave.

Në hulumtim u arrit në përfundim se personat entuziastë dhe të gëzuar, të cilët sipas psikologëve quhen me natyrë pozitive, gjatë plakjes kanë më pak dëmtim të kujtesës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat