10 këshilla për të ndarë pushtetin në çift

Life style

10 këshilla për të ndarë pushtetin në çift

Më: 30 nëntor 2020 Në ora: 07:00
Ilustrim

Si të jetojmë shëndetshëm dhe pa strese? Përgjigjja qëndron te disa gjeste në dukje të vogla, por në fakt, të rëndësishme për këdo që dëshiron ta shijojë jetën bashkëshortore, jo thjesht ta jetojë atë.

10 këshillat e rëndësishme janë:

1. Kërkoni të kuptoni sesi të ekuilibroni pushtetin në marrëdhënien tuaj. Vlerësojini në mënyrë të ndershme hapësirat e pushtetit, si paratë, arsimimin, vjehrrit, seksin, fenë dhe fëmijët. Nëse e bëni në mënyrë që partneri juaj të ndihet në pozicion të pafavorshëm, do të shfaqen probleme, sepse do të ngrejë krye nevoja për hakmarrje.

2. Respekt për prindërit e partnerit. Duhet t’i pranoni edhe andrallat e personave që kanë lidhje me atë që ndani shtratin.

3. Kush fiton paratë, nuk e përcakton se do të jetë ai që do ta thotë fjalën e fundit në lidhje me shpenzimet. Duhet komunikim, tek e fundit është një jetë e përbashkët dhe paratë janë thjesht një element në shërbim të kësaj jete të përbashkët.

4. Nëse jeni më të shkolluar, mos e vini në pah në çdo çast. Nuk mund të jetë marrëdhënia në çift një garë e përhershme në lidhje me arsimimin apo vlerat intelektuale të njërit apo të tjetrit. Dhe pastaj, që një marrëdhënie të shkojë mirë, nuk do të thotë detyrimisht që të dy partnerët të kenë interesa të njëjta në lidhje me arsimimin. Edhe nëse njëri prej partnerëve mund të jetë më pak i arsimuar se tjetri, ka gjithnjë mundësi për të zbuluar vlera të tjera tek ai.

5. Kujtohuni se partneri që aktualisht dëshiron më shumë seks do të ndryshojë ide gjatë jetës së përbashkët. Më pas ndoshta do të jeni ju që do të dëshironi përkujdesjet që tani po i jepni. Pra, mund t’i ndërroni vendet me kalimin e kohës edhe në pikëpamjen intime, ashtu si në të gjitha pikëpamjet e tjera.

6. Mos e kërkoni kurrë Zotin si një aleat në një diskutim. Bëhet fjalë për një lëvizje të padrejtë, që do t’ju vihet kundër atëherë kur nuk e prisni.

7. Secili prej jush duhet të ketë hapësirat specifike të kompetencës, dhe në këtë hapësirë është më mirë të mos rivalizoni. Mos e uzurponi hapësirën e tjetrit. Kini parasysh gjithnjë se tjetrit i duhet një hapësirë vetjake, ashtu siç ju duhet edhe juve një e tillë.

8. Në edukimin e fëmijëve ndani barabar pushtetin dhe privilegjet. Situata më e mirë është kur të dy partnerët zotërojnë cilësi të barabarta. Sidoqoftë, duhet vendosur një ekuilibër. Nëse njëri nga partnerët mund të jetë më i aftë për t’u kujdesur për fëmijën në lëndën e matematikës, le të jetë ai që e merr përsipër këtë. Partnerit tjetër duhet t’i takojë diçka tjetër, për shembull mund ta ndjekë në pasionin e tij për muzikën, pikturën, futbollin apo tjetër gjë të kësaj natyre. Nuk duhet në asnjë mënyrë që njëri nga prindërit të përfitojë nga aftësitë e veta për t’iu vënë në dispozicion fëmijës.

9. Nëse njëri prej partnerëve e nget gjithnjë makinën, nuk krijohet një çekuilibrim në çift. Dhe kjo vlen për shumëçka të kësaj natyre, në pamje të parë vogëlimë, por që mund të provokojë acarime herë-herë.

10. Që njëri nga të dy ta dojë dritaren të hapur dhe tjetri të mbyllur është e pashmangshme, prandaj mos u shqetësoni se kush fiton. Ekuilibri manifestohet në harkun kohor të 10 vjetëve, bashkë me shumë gjëra të tjera.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat