Personat më bindës përdorin këto 3 metoda për të arritur atë që donë

Life style

Personat më bindës përdorin këto 3 metoda për të arritur atë që donë

Më: 30 nëntor 2020 Në ora: 15:03
Foto ilustrim

Për të qenë person bindës, duhet të dini se çfarë duhet të bëni dhe si duhet ta bëni, por ju gjithashtu duhet të dini se…

Sigurisht është e rëndësishme të dini se çfarë të thoni që të jeni sa më bindës, por edhe koha kur e thoni ka shumë rëndësi

Këto janë tri pikat kyçe që do na ndihmojnë që të jemi sa më bindës:

Kuptoni se kur duhet të flisni i pari dhe kur jo

Shumë persona përpiqen të jenë bindës duke folur të parët, duke u munduar të tërheqin vëmendjen menjëherë nga fillimi.

Mirëpo shumë kërkime na tregojnë se të folurit i pari, do të krijoj standarde për folësit e tjerë, pra do të thotë të tjerët sigurisht do të përpiqen të tregohen më të mirë se ju dhe do të kenë hapësirë për të vënë re dobësitë e veta dhe ti përmirësojnë ato para se të jetë radha e tyre për të folur, transmeton lajmi.net.

Jepi lajmet e këqija të parat

Shpesh i pyesim njerëzit a e doni lajmin e mirë apo të keq të parin. Pra përgjigjja është lajmin e keq. Nëse keni një lajm të mirë dhe të keq, gjithmonë dëgjuesi do të preferoj të marr një lajm të mirë për fund.

Bëni pyetjet e vështira pas pushimeve

Zakonisht, kur keni për ti kërkuar dikujt diçka, shpesh përgjigjja është “Jo”, por sipas disa studimeve që  janë bërë, koha më e mirë për të marr një “Po”, është në mëngjes ose pas pushimit të drekës.

Sigurisht, kjo nuk garanton që ju do të merrni një përgjigje pozitive, por mundësitë janë rreth 7% më të larta që të merrni atë që doni. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat