8 veprimet pa edukatë që i bëkemi pa dashje!

Life style

8 veprimet pa edukatë që i bëkemi pa dashje!

Më: 2 dhjetor 2020 Në ora: 09:25
Ilustrim

Mos kërko kripë – Jo vetëm sepse do të duket sikur shija e pjatës që keni para nuk iu pëlqen, por edhe për motive ekonomike. Kripa dikur ishte malli më i çmuar që zotëronte dikush. Nëse në një darkë i ftuari kërkonte kripë, mikëpritësi mund të mos e kishte dhe kjo tregonte probleme ekonomike. Gjithashtu sipas bestytnive hedhja e kripës sjell fat të keq.

Kërcitja e gishtave – Kërcitja e gishtave dhe çdo zhurmë tjetër fiziologjike duhet të shmanget në një tryezë.

Mbajtja e duarve në xhepa – Etiketa nuk e lejon aspak këtë veprim që tregon përtesë, dyshim dhe paedukatë. Madje në disa vende si Kina dhe Turqi ky veprim konsiderohet ofendues.

Të frysh ushqimin – Edhe nëse supa është e nxehtë, mos i fryj! Ky veprim është kundër rregullave dhe thjesht do dukeni të paedukatë. Kursejani vetes incidente të tilla si spërkalat e pështymës.

Të lëpish lugën – Një tjetër gjë e pafalshme është të lëpish lugën pasi trazove kafenë. Luga duhet të vendoset me delikatesë në anë të filxhanit dhe pa bërë zhurmë. Edhe diçka: Mos lëpini gishtin as kur duhet të shfletoni librin apo një gazetë.

Të mos heqësh syzet – Edhe nëse jeni në tryezë me nënën apo motrën, syzet duhen hequr. Personat që po darkoni, duhet t’iu shohin në sy, përndryshe tregon mos respekt.

Uji në tryezë duhet të serviret me një kanë – Jo, nuk mund të vendosni shishe uji kur keni ftuar për drekë apo darkë miqtë tuaj. Mjafton një kanë me ujë për t’iu bërë të dukeni më shik.

“Kënaqësi” – Nuk duhet të thoni “Kënaqësi” kur takoheni me dikë për herë të parë. Ju nuk e dini nëse takimi me këtë person do të jetë i kënaqshëm apo jo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat