Nëse do të bëheni prind së shpejti: Ja 3 gjërat që nuk duhet t’i mungojnë dhomës së foshnjës

Life style

Nëse do të bëheni prind së shpejti: Ja 3 gjërat që nuk duhet t’i mungojnë dhomës së foshnjës

Më: 2 dhjetor 2020 Në ora: 18:16
Foto Ilustrim

Dhoma e fëmijëve është ndër më të rëndësishmet. Përkushtimi për të realizuar ambientin e duhur është gjithmonë maksimal. Nëse do të arredoni dhomën e foshnjës suaj atëherë mos harroni këto gjëra të domosdoshme.

Dollapi i rrobave

Fëmija juaj do të ketë nevojë për dollapin e vet të rrobave, pasi ata rriten shumë shpejt dhe është e sigurt që i juaji do të ketë nevojë për shumë rroba.

Vendosini rrobat që nuk i bëjnë më në një sirtar të veçantë, ndoshta do t’ju duhen përsëri nëse dëshironi të keni një bebe tjetër më vonë. Ose në dëshironi t’i dhuroni, të paktën do të dini se ku i keni vendosur.

Rafti i librave

Është shumë e nevojshme të të pasurit një raft librash diku në dhomën e foshnjës. Mund të vendosni aty libra, lodra, produkte bebesh, pampers, pecetat e bebit, e cdo gjë tjetër që mund t’ju nevojitet.

Kosha

Shumë prindër mendojnë se janë shumë të nevojshme. Ato janë pajisje ruajtëse të mrekullueshme. Ato mbajnë çdo gjë, nga lodrat deri tek këpucët.

Me pak durim dhe kohë, arredimi i dhomës së foshnjës mund të jetë diçka shume e këndshme që përpara ardhjes së tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat