Nëse fëmija yt nuk do që ta puthësh, thjesht respektojeni

Life style

Nëse fëmija yt nuk do që ta puthësh, thjesht respektojeni

Më: 3 dhjetor 2020 Në ora: 17:23
Foto Ilustrim

Një libër i publikuar së fundi po tërheq vëmendjen e të gjithëve për mesazhin e veçantë por të vërtetë, që po përcjell për të gjithë prindërit.

Libri i mëson fëmijët që është ok t’u thonë “Jo” të afërmve që duan një puthje prej tyre, madje edhe vetë prindërve.

Ai u mëson fëmijëve që të mos u binden kërkesave të prindërve kur ata thonë: Puthe pak gjyshen, dajën apo hallën!

Mbledhjet familjare dhe shoqërore ndonjëherë si pa kuptuar, krijojnë idenë e gabuar te fëmijët për tërheqjen fizike dhe pëlqimin.

Të gjithë e kemi provuar atë momentin kur kemi qenë fëmijë dhe një i afërm na ka puthur me zor edhe pse s’kemi dashur, apo kur prindërit na kanë detyruar ta puthim dajën sepse na ka sjellë një dhuratë.

Epo kjo gjë sipas këtij libri, është e gabuar. Edhe pse në dukje e padëmshme, këto veprime u krijojnë idenë e gabuar fëmijëve se ajo që ndodh me trupin e tyre, nuk varet nga ata vetë.

The Indipedent thotë se Libri që titullohet “C is for Consent” është publikuar nga Eleanor Morrison në prill të këtij viti.

Ai tregon historinë e një djali të quajtur Finn, i cili ndodhet në një mbledhje familjare dhe inkurajohet nga prindërit të mos e puthë gjyshen nëse nuk do.

Ky libër është përhapur gjerësisht në Twitter nga prindër që shkruajnë se “nuk do ta detyrojnë fëmijën e tyre t’i puthë pa dëshirën e tij”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat